Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ka reaguar publikisht pas lajmit të publikuar për të, ku thuhej se ishte marrë i pandehur në lidhje me një çështje për shitjen e një automjeti.
Përmes një postimi në InstaStory, Veleshnja ka shpërthyer ndaj portaleve dhe faqeve në Instagram që kanë shpërndarë lajmin, duke i akuzuar për publikim informacioni të pavërtetë.
“Po pse nuk pyesin njëherë a thua se s’kam nr kontakti qe nxirrni lajme fake ose instagram. Ç’paskeni qenë mer daj, allahu ju ruajt mendjet”, shkruan aktori në reagimin e tij.
Reagimi i tij erdhi menjëherë pasi në media qarkulloi lajmi se ai ishte marrë i pandehur, lidhur me një automjet që dyshohet se ishte marrë nga një mik dhe më pas ishte shitur për rreth 2 milionë lekë.
Deri tani, Veleshnja nuk ka dhënë më shumë detaje mbi çështjen, por ka zgjedhur të kundërshtojë publikisht raportimet, duke i cilësuar ato si “lajme fake”.
Lajmi ka sjellë reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për aktorin dhe kërkesës për më shumë sqarime rreth ngjarjes.
