Pamje të rënda dhe tepër shqetësuese janë publikuar nga JOQ në Parkun Rinia, afër Tajvanit, në Tiranë Në pamje mund të shihni se si një djalë i ri, rreth 25-vjeç, dhunon barbarisht një grua të moshuar e cila është e ulur në tokë.
Ai i bërtet, e kërcënon dhe më pas e godet me grushta në kokë. Gruaja e frikësuar përpiqet të mbrohet duke futur kokën mes duarve, ndërsa i riu vazhdon ta sulmojë me të bërtitura dhe goditje.
Dëshmitarët e ngjarjes thonë se djali e ka vazhduar dhunën ndaj gruas për disa minuta, pa ndërhyrë nga askush. Nuk dihet ende nëse gruaja është nëna e tij apo nëse ai e shfrytëzonte për lypje. Shkaku i kësaj dhune barbare mbetet i panjohur, por pamjet janë tepër shqetësuese dhe kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse.
Ngjarje të tilla nuk mund të kalojnë pa u hetuar plotësisht dhe pa u marrë masa ndaj autorit.