Dy ditë më parë, në rrjete sociale qarkulloi një video ku shiheshin dy vajza 15 vjeçare që dhunonin një vajzë 17 vjeçare, teksa filmohej nga një vajzë tjetër 19 vjeçare. Video-ja është bërë në Fier në ambientet e 19 vjeçares. Pamjet tregojnë se viktima goditet në mënyrë të përsëritur me shuplaka e grushte dhe tërhiqet zvarrë prej flokësh. I gjithë sherri ka lindur për një të dashur. Lidhur me këtë policia ka deklaruar se dy 15-vjeçaret K. dhe M. që kanë dhunuar 17-vjeçaren, ishin në shtëpinë e L.L. , 19 vjeçe.
Ngjarja është raportuar në Policinë e Fierit, menjëherë pas kallëzimit të 17-vjeçares së dhunuar në datën 8 qershor. Në polici, të tria kanë deklaruar se e kanë rrahur të miturën për motive të dobëta dhe ndaj tyre ka nisur një hetim. Më 28 qershor, është arrestuar njëra prej 15-vjeçareve të përfshira. Arrestimi u bë pas kallëzimit të nënës, e cila deklaroi se ishte dhunuar prej së bijës. 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në spitalin psikiatrik në Tiranë.
Videoja ngjalli shumë komente në rrjet, teksa këto skandale dhe e dhunuara dhe dhunueset duhet të marrin trajtim psikologjik. Ngjarja ka ndodhur rreth një muaj më parë dhe sipas policisë vajzat kanë probleme të shëndetit mendor dhe aktualisht po trajtohen në qendrat spitalore përkatëse. Skandali nuk lind brenda një dite, ai është pasqyrë e një edukimi të dështuar në shtëpi.