Screenshot
Rike Roçi ka surprizuar ndjekësit me një rrëfim të sinqertë në rrjetet sociale, ku është shfaqur me lot në sy dhe ka folur hapur për anën më të vështirë të jetës së saj profesionale.
Në postimin e saj, ajo tregon se pas çdo projekti të suksesshëm fshihet një punë e jashtëzakonshme, sakrifica dhe një presion i madh emocional, të cilat publiku shpesh nuk i sheh.
“Nga jashtë mund të duket gjithçka e lehtë, e bukur dhe e arritur pa shumë vështirësi, por realiteti pas çdo projekti është krejt tjetër”, shkruan Rike.
Ajo zbulon se angazhimet e saj të fundit në kinematografi, si aktore dhe producente, i kanë kërkuar disiplinë, përkushtim dhe shumë orë pune. Sipas saj, ka ditë kur lodhja, ankthi dhe përgjegjësitë bëhen të vështira për t’u përballuar, ndërsa nuk mungojnë as njerëzit që presin ta shohin të dështojë.
Megjithatë, Rike thekson se pasioni për atë që bën është arsyeja pse vazhdon të ecë përpara, pavarësisht sfidave që has në rrugëtimin e saj.
Në fund të mesazhit, ajo ndalet te kuptimi i suksesit, duke theksuar se ai nuk matet vetëm me rezultatin që sheh publiku, por edhe me forcën për t’u ngritur pas çdo momenti të vështirë. Ajo pranon se ndonjëherë ka nevojë të lirojë emocionet larg syrit të publikut, duke mbetur besnike motos së saj: “Gjithmonë e vërtetë”.
