Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj ka reaguar pas lajmit të publikuar për disa foto të saj në një jaht luksoz, i cili dyshohet se është në pronësi të një trafikanti droge.
Fotot vinin në dyshim kauzat e varfërisë dhe narkoshtetit, për të cilat ‘lufton’ ish kandidatja për deputete e PD-së.
Përmes një video në rrjete sociale, Xhulja Xhekaj thotë se bën një jetë modeste dhe se jahti i frekuntuar prej saj i përket ish partnerit të saj.
“U përballa me një lajm që nuk i besoja dot syve, që unë kam qenë në jahtin e një trafikanti. Ti që thua i një trafikanti dil e thuaj emrin. Unë kam qenë me ish-partnerin tim, njeri jam dhe unë, bëj foto, kam partner, shkoj në plazh. Vë në dispozicion sistemin TIMS të më kontrollojnë telefonin që nuk kam pasur asnjë lidhje me një trafikant,” shprehet ajo.
