Screenshot
Bota e spektaklit dhe e konkurseve të bukurisë është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur së fundmi. Miss Venezuela 2025, Andrea del Val, ka publikuar një video dramatike nga një hotel në Kanë, ku pretendon se është dhunuar barbarisht nga stilisti i njohur, Giovanni Laguna.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik ndërkombëtar.
Në videon e publikuar nga vetë modelja, 29-vjeçarja shfaqet me fytyrën e mbuluar me gjak, teksa filmon me telefon ambientin e dhomës së hotelit, ku mobiliet dhe objektet duken të përmbysura dhe të shpërndara në dysheme. Atmosfera në dhomë është kaotike, ndërsa ajo duket e tronditur dhe emocionalisht e rënduar.