Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, ku katër persona raportohet se kanë humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku një automjet “BMW” është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Nga përplasja e fortë automjeti është përfshirë nga flakët, çka ka bërë që 4 personat të digjen brenda në mjet.
Sipas autoriteteve vendase, mes viktimave kanë qenë edhe dy familjarë, babë e bir. Viktimat janë identifikuar si R.V. 51 vjeç dhe bashkëudhëtari A.V. 20 vjeç, të dy me mbiemrin Velkov. Bashkë me ta humbën jetën edhe dy të rinj të tjerë, P.M. 20 vjeç dhe M.GJ. 20 vjeç.
Makina “BMW” me të cilën 4 viktimat lëvizinin u përplas me një kamion me targa të Kosovës në rrugën Radishan-Prishtinë-Mirkovcë. Si pasojë e përplasjes, makina shpërtheu në flakë, duke bërë që 4 personat të digjeshin brenda mjetit.