Detaje të reja janë mësuar në lidhur me të shtënat me armë të raportuara mbrëmjen e sotme në Kamëz, të cilat shkaktuan panik tek banorët e zonës.
Sipas informacioneve paraprake një i ri ka dalë i armatosur në rrugë me një kallashnikov, duke krijuar frikë dhe pasiguri mes qytetarëve. Nuk është ende e konfirmuar nëse ai ka qëlluar me armë.
Policia njofton se ka arrestuar autorin, vetëm 18 vjeç, rreth 3 km larg vendit të ngjarjes.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka neutralizuar e arrestuar personin e dyshuar.