Miqësia mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit ka qenë për vite me radhë një nga grupet më të komentuara në showbiz-in shqiptar.
Por pasi Einxhel zbuloi publikisht se raportet mes tyre ishin ftohur, tashmë ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga Argjira.
Sipas Argjirës, nuk ka pasur një ngjarje konkrete që ka sjellë fundin e miqësisë.
“Me Einxhelin, e di që duket e pabesueshme, por nuk ka ndodhur diçka specifike. Më tepër ka qenë si një keqkuptim nga ana e saj. Me kohën do të sheshohen gjërat dhe ajo do ta kuptojë që gjërat nuk kanë qenë aspak siç i ka marrë”, u shpreh ajo.
Edhe Graciano u përpoq të minimizonte situatën, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një keqkuptim mes vajzash dhe jo për një konflikt serioz.
“Jo, unë e dua shumë! Janë ca muhabete gocash që unë skam lidhje fare. Por prapë, Einxhelin do ta mbaj mend si vajza që më është gjendur pranë në momente të vështira. S’ka ndodhur asgjë, ne e duam shumë”, tha ai.