“La Repubblica” dhe Reuters i kanë dedikuar një artikull zhvillimeve të fundit në Tiranë duke shkruar se mijëra protestues u mblodhën përsëri në Tiranë përpara zyrave të Kryeministrit Edi Rama për të protestuar kundër ndërtimit të një resorti luksoz prej 1.6 miliardë dollarësh.
Sipas tyre, projekti, i mbështetur nga fondi “Affinity Partners” i Jared Kushner dhe Ivanka Trump, do të ndërtohet në një zonë të mbrojtur natyrore dhe në ish-ishullin ushtarak të Sazanit.
Aktivistët, të cilët dolën në rrugë me flamingo të fryrë në të ashtuquajturin “Revolucioni i Flamingove”, denoncojnë shkatërrimin e ekosistemit lokal dhe mungesën e transparencës në leje.
Protestat të cilat kanë vazhduar për më shumë se një javë u nxitën nga shfaqja e buldozerëve dhe gardheve të parë në zonën bregdetare dhe përhapja virale e një videoje që tregonte një aktivist që largohej me forcë nga rojet private të sigurisë.