Shikimet në rrjetet sociale e nxjerrin Nichin në krye të banorëve të “Big Brother VIP Kosova 5”, sipas statistikave që analizoi eksperti i rrjeteve sociale, Diamant Bajra. I ftuar në “Big Cast” në Klan Kosova, Bajra tregoi se pas Nichit renditet Akili, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut me talentin në aktrim dhe këndim.
Te Nichi, sipas Bajrës, kureshtjen e nxit mënyra se si ai e luan lojën. “Nichi po komentohet ma shumë, njëri prej banorëve i cili po pëlqehet për lojën ose strategjinë që e ka”, u shpreh ai.
Një tjetër arsye pse Nichi është në qendër të komenteve është raporti i tij me Antonetën. Sipas Bajrës, publiku po i ndjek të dy për të parë se si do të zhvillohet afrimiteti mes tyre. Të njëjtën kureshtje ka ngjallur edhe raporti i Bejtës me Kledjan. Pikërisht këto dy histori, tha ai, vazhdojnë të hapin diskutime mes ndjekësve të spektaklit.