Dashi – Pas një periudhe pritjeje, një propozim në punë mund t’ju japë mundësinë t’i riktheheni një projekti që e kishit lënë pezull. Nëse ju kërkohet të rishikoni një marrëveshje, tregohuni të qartë për kushtet që kanë rëndësi për ju. Në dashuri, angazhimet e ditëve të fundit mund t’ju kenë lënë pak kohë për njëri-tjetrin. Një mbrëmje së bashku, pa e mbushur me plane, mund t’ju ndihmojë të rigjeni afërsinë që ju ka munguar.
Demi – Sot do ta ndieni më qartë se me cilët njerëz dëshironi ta kaloni kohën. Në çift, partneri mund të ketë nevojë për pak më shumë vëmendje, veçanërisht nëse bisedat tuaja së fundmi janë përqendruar te puna dhe detyrimet e përditshme. Në punë, një çështje praktike do durim. Nëse po investoni në një projekt personal, ndajini shpenzimet në etapa, që të shihni sa ju kushton secili hap përpara se të hidhni tjetrin.
Binjakët – Një bisedë me dikë që sapo keni njohur mund t’ju japë një ide për një bashkëpunim ose t’ju kujtojë përse ia vlen të përfundoni një projekt të vjetër. Me disa angazhime njëherësh, zgjidhni se cilit mund t’i kushtoni vëmendjen e duhur. Në punë mund të ketë fërkime me një koleg, ndërsa shpenzimet kërkojnë kujdes. Në dashuri, nëse diçka ju ka mbetur peng, thojeni hapur. Tjetri mund ta ketë kuptuar krejt ndryshe atë që ka ndodhur.
Gaforrja – Puna që keni bërë me këmbëngulje mund të bëjë që t’ju besohet një detyrë e re. Përpara se të pranoni, pyetni çfarë pritet konkretisht nga ju dhe sa kohë do t’ju marrë. Fundjava mund t’ju gjejë më të qetë për ta peshuar këtë vendim. Edhe në familje keni të drejtë të tregoni kur jeni të lodhur. Në dashuri, nëse heshtja e partnerit ju ka vënë në mendime, hapeni bisedën me një pyetje të thjeshtë.
Luani – Një vlerësim në punë mund t’ju japë besimin që ju ka munguar për të marrë një vendim të shtyrë prej kohësh. Është ditë e mirë për të treguar një aftësi që rrallë ju jepet rasti ta përdorni. Nëse projekti është ambicioz, zgjidhni me kujdes njerëzit me të cilët do ta ndani punën. Në dashuri rikthehet dëshira për të marrë e për të dhënë vëmendje. Një ftesë nga ana juaj mund ta bëjë të veçantë mbrëmjen.
Virgjëresha – Këtë të premte mund të keni shumë për të mbyllur, por një detyrë në veçanti meriton edhe një kontroll. Mund të jetë një hollësi në një marrëveshje ose një pjesë e projektit që ka nevojë për korrigjim. Pasi ta zgjidhni, lërini kohë vetes të shkëputeni nga puna. Në marrëdhënien tuaj, përpiquni ta dëgjoni deri në fund njeriun që keni përballë. Ndonjëherë ai thjesht dëshiron t’ju tregojë si është ndier.
Peshorja – Një ftesë mund t’ju sjellë një takim të këndshëm, sidomos nëse kohët e fundit keni dalë gjithmonë me të njëjtin rreth. Për beqarët ka hapësirë për njohje të reja, ndërsa për çiftet një plan i zgjedhur së bashku mund të rikthejë entuziazmin. Në punë, përpara se të merrni edhe një detyrë, shikoni si janë ndarë përgjegjësitë. Nëse pjesa më e madhe ju ka mbetur juve, është momenti ta diskutoni me kolegët.
Akrepi – Një vendim profesional mund të varet si nga paratë, ashtu edhe nga besimi që keni te një bashkëpunëtor. Nëse diçka ju ngjall dyshime, kërkoni sqarim përpara se të nxirrni përfundime. Për ata që kanë punuar gjatë pa marrë shumë vëmendje, mund të vijë një kthesë e mirë. Mbrëmja është premtuese për jetën personale. Nëse keni dëshirë të afroheni sërish me dikë, merreni ju nismën për ta takuar.
Shigjetari – Udhëtimet, njohjet dhe projektet e reja janë ndër mundësitë më premtuese për shenjën tuaj në këtë fund nëntori. Në punë, një kurs ose një kontakt profesional mund t’ju drejtojë te një fushë që prej kohësh ju ngjall kureshtje. Përpara se të angazhoheni, sqaroni çfarë përfshin propozimi. Në çift, dëshira për të provuar diçka ndryshe mund të nisë me një ide fare të thjeshtë për fundjavën, si një shëtitje në një vend ku s’keni qenë bashkë.
Bricjapi – Një përgjegjësi që e keni mbajtur për një kohë të gjatë mund të japë më në fund një rezultat të dukshëm. Jepini vetes kohë ta vlerësoni, sidomos nëse ndërkohë po ju kërkohet të vendosni për hapin tjetër. Çështjet ekonomike dhe dokumentet kërkojnë përqendrim. Nëse sonte ndiheni të lodhur, një diskutim delikat mund të presë deri të shtunën. Një fjalë e ngrohtë për partnerin, ndërkaq, mund të vlejë më shumë nga sa mendoni.
Ujori – Mund të keni gjetur një mënyrë më të mirë për të çuar përpara një projekt. Nëse doni mbështetjen e kolegëve, shpjegojuni si do të funksiononte ideja juaj në praktikë dhe çfarë do të duhej për ta realizuar. Bëni kujdes me shpenzimet, sidomos nëse ndryshimi kërkon investim. Në dashuri ka rëndësi të flisni lirshëm për atë që dëshironi. Deri të dielën, një lajm ose një takim i papritur mund t’jua ndryshojë planet e fundjavës.
Peshqit – Një keqkuptim i ditëve të fundit mund të sqarohet dhe t’ju lejojë të afroheni sërish me dikë që e keni për zemër. Edhe në punë, një bisedë me një njeri të besuar mund t’ju ndihmojë të gjeni zgjidhje për diçka që ju ka shqetësuar. Mund të merrni një vlerësim ose të dalloni një detyrë që u përshtatet më mirë aftësive tuaja. Shikoni edhe anën praktike të saj, nga koha që kërkon deri te kushtet financiare.