Në Prime-n e së hënës në Big Brother VIP Kosova 5, Jona Krasniqi, është përballur me publikimin e disa mesazheve dhe deklaratave të vjetra që influencuesja Doresa dyshohet se kishte bërë për të vite më parë.
Bëhet fjalë për disa ‘screenshot’-e të publikuara në Instagram nga familjarët e Jonës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Gjatë spektaklit, Jonës iu prezantuan postimet dhe komentet që pretendohet se Doresa kishte bërë në rrjetet sociale, ku shfaqeshin deklarata fyese dhe ofenduese ndaj saj.
Foto: Screenshot/Instagram
Banorja pati mundësinë t’i shihte nga afër të gjitha këto materiale, të cilat familjarët e saj i kishin bërë publike për të treguar edhe anën tjetër të historisë mes dy vajzave.
Sipas postimeve të shumta të publikuara, shihet se Doresa kishte shkruar fyerje dhe ofendime të rënda ndaj Jonës.

“E ka kap shejtani këtë çikë, fle me krejt botën, pin bar e pin alkool, derisa i bjen truni, po ben sikur sikur eshte studente e mençur”, ishte vetëm një prej deklaratave të Doresës për Jonën, e publikuar nga familjarët e kësaj të fundit.
“Kam edhe një video si prove për Fatjonën, si po pothet me një tip në parking edhe për çikat e tjera të grupit ka me dalë e vërteta. Rrini gati”, thuhet në një tjetër postim.

Në një tjetër publikim në faqen e Jonës, u shpërnda edhe një deklaratë tjetër e Doresës, në të cilën, sipas familjarëve të Jonës, ajo kishte kërcënuar se do të publikonte fotografi të zhveshura të një femre tjetër, jo të Jonës.
“[…] tash jemi krejt këtu në dhomë e po qeshim sa qesharake je, që bën postim të veçantë se sa e rëndësishme jam për ty, sheqer të fala, dola prej grupit, ma le*ini bën! […] o lezbike e mjerë e e shëmtuar, mbylle gojën o burrneshë, më kërkon falje e prapë i tagon krejt e e fut hundën gjithkah veç për me më urrjet mu. Ti je ADMIN? Lezbike e ndyrë, SHUMË FALCO! Si […] O KUË E VOGËLËËËËË, EDHE TI MË KËRKOVE FALJE DERI SA E KUptOVA ÇFARË GJARPËRI FALLOCO JE! […] Ina kujdes se tash i postoj fotot e zhveshura, kjo duhet me të mjaftu! E TË TJERËVE: JU DUA. PARA SE ME MË NXJERRË JASHTË, PO DAL VETË. MPUQIII JU, CIAOOOO LEZBIKE”.

“Kush don me e pa Fajtonën të zhveshur apo videon e saj??? Bëni screenshot”, thuhet se kishte shkruar asokohe Doresa në një tjetër postim.

Postimi ishte publikuar në gjuhën gjermane në Snapchat, por, për hir të transparencës, familjarët e Jonës e kanë përkthyer atë për ndjekësit.
Publikimi i këtyre mesazheve vjen pas përballjes së tyre në Prime-n e kaluar, ku Doresa e akuzoi Jonën për bullizim dhe për përjetimet e rënda që, sipas saj, kishte kaluar vite më parë.
Nga ana tjetër, Jona kishte kundërshtuar një pjesë të akuzave, duke pretenduar se edhe vetë kishte qenë e përfshirë në situata të ngjashme me Doresën.
Familjarët e banores, përmes këtyre postimeve kanë dashur të paraqesin një tjetër dimension të konfliktit, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e dyshuara të Doresës nga e kaluara.