Screenshot
Moderatorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Kiara Tito, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas disa mesazheve fyese që ka marrë në Instagram.
Përmes një InstaStory, Kiara publikoi disa nga komentet dhe mesazhet që i kishin ardhur nga një profil në rrjet, ndërsa nuk e fshehu zhgënjimin për gjuhën e përdorur dhe klimën toksike që, sipas saj, po krijohet online.
“Sa bukur flet zonja e nderuar, pasi futet për të sharë njerëz që as nuk i njeh. Dhe pastaj kujtojmë pse është bërë kaq toksik rrjeti…”, shkroi Kiara mbi pamjet e publikuara.
Në screenshot-et e ndara nga moderatorja shihen mesazhe ofenduese dhe komente denigruese, ndërsa Kiara ka zgjedhur t’i bëjë publike për të treguar nivelin e urrejtjes që shpesh qarkullon në rrjetet sociale.
Kiara është një nga figurat më të komentuara të showbiz-it shqiptar dhe shpeshherë përballet me reagime të shumta në rrjet, por kësaj here duket se moderatorja ka vendosur të mos heshtë përballë ofendimeve.
