Këngëtarja italiane Elodie duket se nuk dëshiron më ta fshehë jetën e saj private. Një postim i fundit në rrjetet sociale ka ndezur menjëherë reagimet e fansave, të cilët e kanë interpretuar si një konfirmim të lidhjes së saj me balerinën shqiptare, Françeska Nuredini.
Gjatë pushimeve në Japoni, artistja ka publikuar disa momente nga udhëtimi i saj, por një foto në veçanti mori gjithë vëmendjen. Në imazh, Elodie dhe Françeska shfaqen shumë të afërta, duke shkëmbyer një puthje dhe duke u përqafuar, çka ka shtuar edhe më shumë zërat për romancën mes tyre.
Prej muajsh, dyshja është parë së bashku në vende të ndryshme si Venecia dhe Ibiza, ndërsa fansat kanë aluduar vazhdimisht për një lidhje mes tyre. Megjithatë, kjo është hera e parë që vetë këngëtarja ndan publikisht një moment kaq personal, duke bërë që shumë ndjekës ta konsiderojnë si “zyrtarizimin” e marrëdhënies.

Françeska Nuredini, 24 vjeç, është pjesë e trupës së baletit të Elodies dhe ka qenë pranë saj në turnetë e fundit muzikore. Marrëdhënia e tyre ka lindur fillimisht në ambientin profesional, por me kalimin e kohës duket se është kthyer në diçka më shumë.
Në një intervistë të dhënë më herët për “Le Mile Magazine”, Françeska e kishte cilësuar bashkëpunimin me Elodien si një eksperiencë shumë të rëndësishme në jetën e saj, si në aspektin artistik ashtu edhe personal. Pas fotove të fundit, kjo deklaratë po komentohet ndryshe nga fansat në rrjet.