Mateo Borri ka ndarë në Instagram një reagim për komentet dhe aludimet që bëhen ndaj tij në rrjet, duke shpjeguar pse zgjedh shpesh të mos përgjigjet.
Në story-n e publikuar, ai shprehet se është sulmuar për gjëra që, sipas tij, nuk janë të vërteta, ndërsa tregon se shumë njerëz e pyesin përse nuk reagon.
“Shpeshherë nëpër rrjete jam sulmuar për gjëra të pavërteta, hipoteza apo aludime të shumta. Shumë njerëz pyesin pse Mateo nuk reagon”, shkruan ai.
Mateo e lidh heshtjen me zgjedhjen për të mos u dhënë vëmendje atyre që, sipas tij, kërkojnë pikërisht këtë përmes akuzave.
“Pse duhet të reagoj ndaj kërkesës për vëmendje, injorancës apo gënjeshtrës? Pse duhet të reagoj për t’i dhënë vëmendje aty ku nuk më intereson? Pse duhet t’i jap përgjigje çdokujt?”, vijon ai.
Në të njëjtin reagim, Mateo i referohet edhe eksperiencës në “Big Brother”, duke theksuar se publiku ka pasur mundësinë ta shohë dhe ta njohë përmes qëndrimit të tij në shtëpi.
“Nuk jemi në BB ku mund të më shikoni edhe dëgjoni 24/7 se kush jam edhe si veproj. Kush më ka parë, kush më ka njohur, ma njeh karakterin edhe e di se çfarë beson”, shprehet ai.
Postimi shoqërohet me një foto të tij dhe një mesazh mbi qetësinë, ku nënvizohet se të qëndrosh i qetë kur të tjerët të sulmojnë nuk është shenjë dobësie.
Mateo e mbyll reagimin duke shkruar se për “injorancën edhe akuzën” ka vetëm një përshëndetje me buzëqeshje. Në këtë story ai nuk përmend emra dhe nuk përcakton ndonjë ngjarje konkrete së cilës i referohet.
