Screenshot
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë një tjetër moment të veçantë me ndjekësit e saj. Pas konfirmimit të shtatzënisë së dytë, tashmë është zbuluar edhe gjinia e bebit që ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, po presin.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet djali i çiftit pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a boy”, duke konfirmuar se Dafina dhe Kreshniku do të bëhen sërish prindër të një djali.
Screenshot
Kujtojmë se Dafina zbuloi shtatzëninë e saj pak muaj më parë gjatë një koncerti, duke surprizuar publikun. Këngëtarja u shfaq në skenë duke konfirmuar se familja e tyre do të zgjerohej.
Tashmë, me zbulimin e gjinisë së foshnjës, familja e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit po përgatitet për ardhjen në jetë të djalit të tyre të dytë.