Screenshot
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Dea Mishel, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një video ironike të publikuar së fundmi në Instagram.
Në pamjet që po qarkullojnë gjerësisht online, Dea shfaqet e veshur me një fustan të gjelbër dhe kapelë, teksa filmon veten para pasqyrës me mbishkrimin: “Sot do ju tregoj burrat që më çojnë me pushime”.

Por ajo që ka bërë më shumë bujë është mënyra se si vlogerja ka zgjedhur t’i përgjigjet komenteve dhe paragjykimeve që shpesh qarkullojnë për jetën e saj luksoze. Në vazhdim të videos, në vend të personave konkretë, Dea publikon imazhe të kartëmonedhave shqiptare, duke lënë të kuptohet se pas udhëtimeve dhe jetës së saj qëndron puna dhe të ardhurat e veta.

Me stilin e saj ironik, Dea duket se ka zgjedhur t’u japë përgjigje kritikëve në mënyrën më direkte, por edhe humoristike.