Screenshot
Debatet në “Ferma VIP” duket se po kalojnë edhe jashtë fermës. Së fundmi, bashkëshortja e DJ Bujakës, e cila menaxhon llogarinë e tij në Instagram ndërkohë që ai vazhdon garën brenda reality show-t, ka bërë një deklaratë që po qarkullon në rrjet.
Ajo është shprehur se së fundmi i ka ardhur një mesazh nga familjarë të Sarës, por nuk ka preferuar ta hapë fare, pasi sipas saj gjuha e përdorur nuk i ka pëlqyer.
“Më ka ardhur një mesazh që as nuk e kam hapur. Ishte një lloj kërcënimi, një gjuhë që nuk më pëlqeu nga familjarët e Sarës”, është shprehur ajo.
Deklarata ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, me ndjekësit që po komentojnë raportin e tensionuar mes banorëve të “Ferma VIP” dhe ndikimin që situatat brenda fermës po kanë edhe tek njerëzit jashtë saj.