Personi në foto është Indrit Sinani, efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, i cili dyshohet se i dha fund jetës në orët e para të mëngjesit të së dielës në zonën e Freskut. Lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
Sinani, me origjinë nga Tropoja, kishte shërbyer për rreth tetë vite në radhët e Policisë Rrugore. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe vajzën e tij 8 vjeçare ndërsa rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike mbeten ende të paqarta.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rastin. Ndërkohë, ceremonia mortore e 30-vjeçarit pritet të zhvillohet ditën e hënë në varrezat e Tufinës, ku familjarë, të afërm dhe kolegë do t’i japin lamtumirën e fundit.
“Pa Dorashka” i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të Indritit për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës.