Një efektiv i Policisë së Shtetit i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Viktima është identifikuar me inicialet I.S., 34 vjeç, ndërsa ngjarja ka tronditur kolegët dhe familjarët e tij.
Rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja nuk janë zbardhur ende plotësisht, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e rastit.
Deri më tani nuk ka pasur një reagim apo njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës lidhur me ngjarjen. Autoritetet pritet të dalin me një komunikatë zyrtare pasi të përfundojnë veprimet e para hetimore.