Screenshot
Cllevio Serbiano ka bërë disa rrëfime personale gjatë një interviste për Keisianen në “Andale”, ku foli hapur për jetën e tij, partneren dhe ndryshimet që thotë se ka bërë në karakterin e tij pas periudhave të vështira.
Pak para koncertit të tij, Cllevio u shfaq me një paraqitje luksoze, duke treguar se mbante aksesorë me vlerë të konsiderueshme. Sipas tij, vetëm varësja që kishte në qafë kushtonte rreth 265 mijë euro, ndërsa ora që mbante në dorë kapte vlerën e 45 mijë eurove.
Por përtej luksit, ai ndaloi më shumë tek partnerja e tij, për të cilën foli me shumë emocion. Reperi tregoi se ajo ka qenë pranë tij në momentet më të vështira, madje edhe gjatë kohës kur ndodhej në burg në Dubai.
“Nuk shoh askënd përveç botës time. Ajo ka sakrifikuar shumë për mua. Ka ardhur në Dubai një ose dy herë në muaj dhe kur isha në burg ka ardhur gjithmonë. Më dha fjalën që do më priste dhe më ka pritur një vit, kështu që unë mundohem t’ia shpërblej të gjithë atë që ka bërë për mua. Është personi i jetës”, u shpreh ai.

Cllevio tregoi gjithashtu se i ka premtuar partneres së tij se do të ndryshojë sjelljen në rrjetet sociale dhe nuk do të përdorë më gjuhë fyese në TikTok.
“I kam dhënë fjalën që nuk do shaj më në TikTok”, tha reperi.
Ai foli edhe për ndikimin që TikTok ka pasur në jetën e tij, duke treguar se platforma e ka ndihmuar të qëndrojë më larg problemeve dhe jetës së rrugës.
“Sinqerisht TikTok ka ndikuar mirë tek unë. Duke qëndruar live, jam detyruar të rrija në shtëpi dhe më ka larguar nga rruga”, deklaroi ai gjatë intervistës.