Françeska Murati ka ndarë me ndjekësit një moment të rrezikshëm që, fatmirësisht, përfundoi pa pasoja.
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” publikoi në Instastory foton e një pusete të hapur në mes të trotuarit, pa mbulesë apo ndonjë element mbrojtës, ndërsa tregoi se kishte qenë shumë pranë që të rrëzohej brenda saj.
Sipas Françeskës, gjithçka ndodhi pasi u shpërqendrua për pak sekonda duke parë telefonin gjatë ecjes.
“Dy sekonda u hutova në tel dhe desh ika në botën tjetër”, shkroi ajo mbi foton, ku këmbët e saj shihen vetëm pak centimetra larg pusetës.
