Screenshot
Një screenshot që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ka ngjallur reagime, pasi pretendohet se në faqen e kryebashkiakes së Përmetit, Alma Hoxhës është publikuar një koment me gjuhë fyese ndaj një qytetareje.
Sipas pamjeve të shpërndara, nga profili “Bashkësia Përmet” i është kthyer përgjigje një komentueseje me fjalët: “Ti moj fisq*re, kujdes me fjalorin!”.

Publikimi ka shkaktuar debat në rrjet, ku shumë përdorues kanë kritikuar gjuhën e përdorur dhe kanë kërkuar sqarime lidhur me mënyrën e administrimit të faqes zyrtare të institucionit.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Përmetit për autenticitetin e screenshots-it apo për rrethanat në të cilat është bërë komenti. Në mungesë të një konfirmimi zyrtar, nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur nëse komenti është bërë nga administratorët e faqes apo nëse ka pasur ndonjë keqpërdorim të saj./ JOQ