Protestuesit do të mblidhen sot në orën 10:00 para SPAK, ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” së bashku me firmat e mbledhura nga qytetarët. Sipas tyre, libri përmban prova që duhet të hetohen nga drejtësia, ndërsa kërkojnë reagim nga institucionet për çështjet që, sipas tyre, ngrihen në publikim.
Pas dorëzimit të librit, protestuesit do të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, për të zhvilluar protestën e 32-të, e cila do të vijojë me një marshim drejt Kryeministrisë. Organizatorët kanë njoftuar se gjatë tubimit do të mbahen edhe fjalime, ku do të përsëriten kërkesat e tyre për ndryshim.
Në protestë pritet të marrin pjesë qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, përfshirë të rinj, studentë, aktivistë dhe pensionistë. Me pankarta dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit synojnë të shprehin qëndrimet e tyre dhe të kërkojnë reagim nga institucionet.