Në një kohë kur Shqipëria vijon të përjetojë një prej periudhave më të tensionuara të muajve të fundit, me protesta që zgjasin prej javësh, shumë personazhe publike kanë zgjedhur të flasin. Të tjerë kanë zgjedhur heshtjen.
Mes tyre është edhe gazetarja Aulona Musta, e cila deri më tani nuk ka mbajtur një qëndrim publik lidhur me protestat qytetare. Por një koment i bërë nga bashkëshorti i saj, Tomi, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen.
Në një postim të deputetes së Partisë Socialiste, Sara Mila, ai shkruan:
“Eshte e veshtire te besh debat me ‘influncera’ qe kane marre para nga armiqte e Shqiperise. Perpara ti dhe Edi Rama deri ne 2040-en.”

Komenti është publik dhe është interpretuar nga shumë ndjekës si një mbështetje e qartë për qeverinë dhe për deputeten socialiste.
Por duket se historia është më e thellë se kaq…
Sipas kërkimeve të Ngrihu.com, mes Sara Milës, Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ekziston një njohje që daton prej vitesh. Në vitin 2016 Sara Mila ka qenë pjesë e emisionit “Thumb”, të moderuar nga Aulona Musta dhe Fatma Haxhialliu, gjithashtu edhe gazetare në portalin online “Blitz”, projekt mediatik i drejtuar në atë periudhë nga dy moderatoret.
Sot, rrugët e tyre publike duken të ndryshme. Fatma Haxhialiu është shprehur publikisht në mbështetje të protestës qytetare që nga ditët e para të saj. Aulona Musta, nga ana tjetër, nuk ka mbajtur një qëndrim publik për protestën, por komenti i fundit i partnerit të saj duket se tregoi gjithcka.
Teksa Fatma ndodhet prej ditës 1, në shesh me qyetarët, Aulona duket se preferon të përfaqësohet nga Edi Rama dhe Sara Mila, të paktën deri në 2040-ën./ Ngrihu.com







