Një deklaratë e Aleks Vishës në TikTok ka ngritur pikëpyetje për gazetarin Elton Tozaj, emri i të cilit ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit për shkak të publikimeve dhe pretendimeve të tij lidhur me personazhe të njohur të showbizit shqiptar.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Visha ka pretenduar se Tozaj është marrë peng dhe është dhunuar fizikisht.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Elton Tozajt ku i ka mohuar këto pretendime dhe tregon se ndodhet shëndoshë e mirë e asgjë e keqe nuk ka ndodhur me të.
