Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti të dyshuar me njerkun e tij.
I riu ka marrë plagë në kokë nga një mjet prerës dhe ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Nga të dhënat e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes të riut dhe njerkut të tij. Ky i fundit, i identifikuar si Niko Baka, 37 vjeç, dyshohet se e ka goditur 18-vjeçarin me thikë në kokë.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë bërë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.