Një lindje e pazakontë ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Bebushi Marios ka ardhur në jetë me lindje natyrale dhe në peshë prej 5.1 kilogramësh, e cila ka tërhequr vëmendjen për peshën e vogëlushit. Si nëna edhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.
Ndërsa sipas njoftimit të Spitalit, Marios është fëmija i tretë , duke i sjellë edhe më shumë gëzim familjes.
Postimi i plotë:
BEBI MBI 5 KILOGRAMË, ME LINDJE NATYRALE!
Një ardhje në jetë plot emocion në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” – këtë herë me një vogëlush që peshon plot 5,150 gramë!
Marios është fëmija i tretë i familjes dhe erdhi në jetë shëndetshëm, duke i sjellë edhe më shumë gëzim asaj.
Mami dhe bebi janë mirë dhe po shijojnë së bashku momentet e para pas lindjes