Fotoja që shikoni është e 55-vjeçarit Dashamir Beca, i cili humbi jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Në njoftimin zyrtar të bërë nga blutë bëhet me dije se shoferi i “Benz”-it është përplasur me “Audi”-n, duke i marrë jetën në vend shoferit 55-vjeçar Dashamir Beca, e duke lënë pas 4 të plagosur, tre familjarë të viktimës dhe shoferin e mjetit “Benz”. Fatmirësisht bëhet me dije se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Humbja e Dashamir Becës ka lënë pas një dhimbje të madhe dhe të pazëvendësueshme për familjarët, miqtë dhe të afërmit e tij. Jeta e 55-vjeçarit u ndërpre tragjikisht, duke lënë pas pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën.
Dashamir Beca do të përcillet nesër për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në orën 11:00, në qytetin e Tepelenës.
