Një postim i bërë nga Taulant Balla një ditë më parë po rikthehet në vëmendje, pasi duket se paralajmëronte publikimin e videos që qarkulloi sot në rrjetet sociale.
Në statusin e tij në Facebook, Balla shkruante se ishte i bindur se do të publikohej një video nga Strasburgu, ku ai dhe delegacioni shqiptar ndodheshin gjatë punimeve të sesionit të Këshilli i Evropës.
“Jam i sigurt që nesër do postojnë një video si na presin ne me protesta dhe televizioni i Saliut do mbushë lajmet. Pse po pini birrë ishte sulmi”, shkruante ai, duke ironizuar situatën.

Pak orë më vonë, në rrjetet sociale u publikua një video ku shfaqen Taulant Balla, Arbjan Mazniku, Evis Kushi dhe Pirro Vengu në një lokal në Strasburg. Pamjet u komentuan gjerësisht në rrjet, ndërsa në fund të videos dëgjohet Balla duke u kërkuar personave që po filmojnë të largohen dhe të mos vazhdojnë regjistrimin.
Publikimi i videos ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vetë Balla pretendon se filmimi ishte një veprim i qëllimshëm për të krijuar debat politik.