Një përballje që zbuloi më shumë nga sa pritej është zhvilluar mes Nichit dhe Antonetës në Prime-in e “Big Brother VIP Kosova 5”. Gjatë diskutimit mes tyre, Nichi ka vendosur të flasë hapur për ndjenjat e tij, duke pranuar se Antoneta është një vajzë që e tërheq.
Megjithatë, duket se ajo që e bën të hezitojë është pasiguria për atë që ndjen vetë Antoneta. Banori tregoi se nuk arrin ta kuptojë nëse pëlqimi është i dyanshëm, duke lënë të kuptohet se kjo paqartësi e ka penguar të bëjë një hap më tej.
“Deri tani nuk e kam konsideruar mundësinë që ne të dy të kemi pëlqim për njëri-tjetrin, pasi ishte diçka që më pengonte. Po, ti më pëlqen, por nuk e di nëse edhe unë të pëlqej ty. Nuk e kuptoj se ku qëndron problemi ynë. Nëse një mashkull të puth dorën para meje dhe unë nuk reagoj, atëherë çfarë burri jam? Si do të dukem në atë situatë?” u shpreh Nichi.
Deklarata e tij e vendosi Antonetën përballë një rrëfimi të drejtpërdrejtë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mes tyre do të ketë një afrim të mëtejshëm në ditët në vijim.