Screenshot
Dasma duket se është shumë pranë për këngëtarin e njohur, Klajdi Haruni. Lajmi është zbuluar jo nga vetë artisti, por nga partnerja e tij, Orgesa, gjatë një interviste në emisionin Goca dhe Gra.
Në një deklaratë që mori menjëherë vëmendjen e publikut dhe rrjeteve sociale, ajo zbuloi se çifti po planifikon të kurorëzojë dashurinë me martesë në muajin qershor. Teksa foli për planet e tyre, Orgesa la të kuptohet se përgatitjet për ceremoninë kanë nisur dhe se gjithçka po shkon drejt një dasme të shumëpritur.
“Do bëjmë dasmë në Qershor”, u shpreh ajo gjatë intervistës, duke konfirmuar kështu për herë të parë publikisht planet për martesën me Klajdin.
Menjëherë pas deklaratës, fansat kanë shpërthyer me urime dhe komente pozitive për çiftin, të cilët prej kohësh janë komentuar për historinë e tyre të dashurisë. Edhe pse vetë Klajdi ka qenë më i rezervuar për jetën private, duket se tashmë çifti është gati për hapin e madh.