Teksa protesta vijon prej 33 ditësh dhe debati politik është zhvendosur edhe në rrjetet sociale, kanë nisur të qarkullojnë pamje të një bisede në WhatsApp që pretendohet se lidhet me ministrin Arbi Mazniku.
Në screenshot-in e publikuar shihet një kontakt me emrin “Arbi Mazniku”, ndërsa në një mesazh të përcjellë u kërkohet marrësve të hapin nga dy llogari në Instagram, TikTok dhe Facebook me identitete fiktive. Sipas përmbajtjes së mesazhit, këto profile do të përdoren për të rritur pëlqimet, komentet për të luftuar “sulmet online” ndaj qeverisë.

Publikimi i këtyre pamjeve vjen në një moment kur qeveria flet për një “sulm online” të lidhur me protestën, duke pretenduar se krahas protestuesve në terren po zhvillohet edhe një fushatë e koordinuar në rrjetet sociale.