Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është rikthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pasi një mesazh i dërguar prej tij është shpërndarë gjerësisht dhe ka ngjallur reagime.
Në bisedën e publikuar, Braçe i drejtohet një qytetari me gjuhë fyese, duke shkruar: “S’di si të përgjigjem se e kam një standard; nuk merrem me kurva!!”

Nuk është hera e parë që deputeti përdor një gjuhë të tillë në komunikimin me komentuesit. Vetë Braçe ka deklaruar më herët se u përgjigjet me të njëjtën gjuhë personave që e ofendojnë, duke thënë se “kush më shan, do e shaj”.
Megjithatë, përdorimi i një gjuhe të tillë nga një deputet ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë ngritur pikëpyetje mbi etikën e komunikimit të një përfaqësuesi të zgjedhur të Kuvendit, pavarësisht provokimeve apo ofendimeve që mund të marrë.