Thimjo Rubati është personi që ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Sarandë.
Mësohet se ai është me dy emra dhe me precedentë të mëparshëm
Sandër Rubati është identiteti i dytë i tij.
Ai rezulton i arrestuar edhe për trafikim minorenësh.
Dëshmitë e para flasin se është qëlluar nga dy persona të maskuar që lëviznin me motomjet.
Dyshohet se ngjarja e sotme ka lidhje me atë të një nate më parë, kur u plagos një polic.
Kjo, pasi Andrea Rubati, 27 vjeç, është një nga personat që u përfshi në dhunën ndaj efektivit të policisë në Sarandë një natë më parë.
Për shkak të mbiemrit po hetohet nëse i riu ka lidhje familjare me të plagosurin sot.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht shumë afër vendit ku u dhunua polici.
Rezulton i arrestuar edhe për trafikim minorenësh.
©Copyright Vox News