Dhimbja për humbjen tragjike të 56-vjeçares që humbi jetën pasi ra në një pusetë në Manhattan vijon të prekë jo vetëm familjarët, por edhe miqtë e saj më të afërt. Mes reagimeve më emocionale ka qenë ai i këngëtares Alberije Hadergjonaj, e cila ka ndarë disa postime prekëse në Instagram për mikeshën e ndjerë.
Në postimin e saj, Alberija e përshkruan të ndjerën si një “engjëll në tokë”, ndërsa shprehet e tronditur nga mënyra tragjike se si ajo humbi jetën.
“I miss you so much… Ti ishe engjëll në tokë dhe ike për të lënë shenjë… Ajo që të ndodhi ty nuk duhet t’i ndodhë kurrë askujt”, shkruan këngëtarja mes lotësh dhe emocionesh të forta.
Por reagimi që ka prekur më shumë ndjekësit ka qenë ai i vajzës së të ndjerës, e cila komentoi në postimin e Alberijes me fjalë zemre për raportin e ngushtë që nëna e saj kishte me këngëtaren.
“Mami të kishte shoqen më të ngushtë. Ti i ke dhënë forcë ta shijojë jetën dhe në ty mami gjeti një motër. Faleminderit për dashurinë dhe respektin që i ke dhënë mamit këto vite”, shkruan ajo, ndërsa shton se familja do t’i kujtojë gjithmonë momentet e bukura që kanë ndarë bashkë.
Vajza e së ndjerës shpreh gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që Alberija po u jep në këto momente të vështira, duke e konsideruar atë si pjesë të familjes së tyre.

