Aktivistja e Partisë Demokratike, Xhulja Xhekaj, u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë sloganin “Berisha n’burg” dhe të fokusohen vetëm te thirrja “Rama n’burg”. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ajo argumenton se përgjegjësia për gjendjen e vendit i takon qeverisë së Edi Ramës, ndërsa opozita, sipas saj, ka qenë në betejë të vazhdueshme kundër pushtetit.
Në mesazhin e saj, Xhekaj shprehet se Partia Demokratike dhe mbështetësit e saj po sakrifikohen për kauzat që ngre opozita dhe se protestuesit duhet ta shohin PD-në si aleate. “Mos thërrisni më ‘Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’. Ne po luftojmë për ju. Kuptoni apo jo?!”, deklaron ajo në video.
Ju si mendoni, a po lufton PD për popullin?