Ish-banorja e Big Brother VIP dhe aktivistja Dea Mishel ka reaguar ashpër përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, duke iu drejtuar publikisht moderatores Grida Duma pas një emisioni televiziv ku u diskutua për protestat e ditëve të fundit.
Në reagimin e saj, Dea shprehet e zhgënjyer nga mënyra se si është trajtuar në emision, duke theksuar se momenti i vetëm i shpërndarë në rrjetet sociale nga emisioni ishte ai ku, sipas saj, ajo denigrohej me shprehje fyese.
“Jam e zhgënjyer nga fakti që në një program me kohëzgjatje 1 orë e 22 minuta, highlight-i i vetëm që ti zgjedh të shpërndash në Instagram është momenti kur unë po denigrohem duke u përdorur shpifje”, shkruan Dea.
Ajo pretendon se, ndonëse në studio u tha se gjuha e përdorur ndaj saj ishte e papranueshme, biseda vijoi normalisht dhe ofendimet nuk u ndalën. Sipas saj, fjalët nuk mjaftojnë kur nuk shoqërohen me veprime konkrete.
Në një tjetër pjesë të reagimit, Dea lë të kuptohet se pas debatit mund të ketë ndikuar edhe refuzimi i saj për të marrë pjesë në emision, duke shtuar se klipet e publikuara më vonë i janë dukur si një formë sulmi ndaj saj.
“Me vjen keq që një grua të cilën e kam vlerësuar bëhet pjesë e sulmeve kundër meje, vetëm për përfshirjen time të hapur në protesta”, shkruan ajo.
Dea Mishel thekson se nuk do të përgjigjet me të njëjtën gjuhë dhe se nuk dëshiron të bjerë në nivele të ulëta komunikimi, ndërsa në fund të mesazhit i drejtohet sërish Gridës me një deklaratë të fortë.
“Mendoj se je në anën e gabuar të historisë”, shkruan ajo, duke e ftuar moderatoren që t’i bashkohet protestës.
Reagimi i Dea Mishel ka ngjallur menjëherë diskutime në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për aktivisten dhe kritikave ndaj mënyrës se si po zhvillohet debati publik rreth protestave.