Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Ksamil. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare, e për pasojë ka humbur jetën një person. Ky i fundit, sipas policisë, është rreth 22 vjeç.
I riu po lundronte shumë shpejt me jet ski kur është përplasur me skafin e policisë, të ankoruar rreth 400 metra larg bregut, në monitorim të hapësirës detare.
Edhe pse u transportua në spital, 22-vjeçari Albiano Kreçi nuk ia doli të mbijetonte, prej plagëve të marra.

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.