Blogerja e njohur dhe ish banorja eBBVA, Gerta Shino ka publikuar një video të Agron Shehajt, i ftuar në Euronews Albania, ku deklaronte mbështetjen e tij për projektin e Zvërnecit.
Asokohe, Shehaj tha se Kushnerit dhe çdo investitori që hedh mbi 1 miliardë euro, i duhet shtruar “tapeti i kuq“.
Sipas aktivistes Shino, ky qëndrim i Shehajt dje, bie ndesh me qëndrimin e Shehajt sot, ku del në protestë kundër projektit të Zvërnecit.