Screenshot
Një “Instastory” e publikuar nga Erik Fullani ka marrë menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale. Në foton e shpërndarë, shfaqen prindërit të veshur elegantë, ndërsa Fullani ka zgjedhur ta shoqërojë postimin me një mesazh emocional dhe plot humor.
“Si sot para 37 vitesh u martuan këto të dy n’kulm t’dashnisë!”, shkruan ai mbi foton, duke shtuar edhe një zemër të kuqe. Por ajo që ka tërhequr më shumë reagime është komenti tjetër me nota humori: “Pstj i bekoi zoti me mu po esht histori tjeter ajo…”.
Postimi është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar raportin familjar dhe mënyrën spontane me të cilën Erik Fullani shpesh ndan momente personale në rrjetet sociale.
Në foton e publikuar bie në sy edhe stili elegant i çiftit, duke krijuar një atmosferë që të kujton filmat klasikë, ndërsa vetë postimi është shpërndarë në ditën që shënon 37-vjetorin e martesës së tyre.
