Prej më shumë se një muaji tashmë 36-vjeçari amerikan Andrew Bolland, rezulton i zhdukur në Shqipëri, teksa familja e tij ka bërë apel për ndihmë në gjetjen e tij.
Babai i tij Arden Bolland është shprehur se kontakti i fundit që ka pasur me të birin ka qenë më 21 maj, ndërsa që prej 22 majit nuk ka më asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
“Kemi humbur çdo kontakt me të dhe mendojmë që është i pastrehë dhe pa ndihmë. Ka qenë në Europë dy herë më parë, në 2024. I pëlqen të udhëtoj si turist, i pëlqejnë kulturat e ndryshme në 2024 ai u dashuruar me Shqipërinë dhe njerëzit. Ai herën e parë punoi si vullnetar në një shtëpi në Shkodër. Gjatë asaj kohe ai bëri shoqëri dhe gjithashtu bëri një vizitë në Gjeorgji për të parë një fermë zarzavatesh. Qe nga 22 maji ai është i humbur”, u shpreh babai në emisionin “Në Kohë Reale”, në RTSH.
Sipas tij, Andrew mbërriti në Shqipëri më datë 30 prill dhe kishte planifikuar të qëndronte në Tiranë deri më 28 maj, për tu rikthyer më pas në Shba. Por para humbjes së kontakteve ai kishte humbur celularin, pasaportn dhe fjalëkalimin e llogarive të tij, gjë e cila e kishte vështirësuar komunikimin me familjen, situata bëhet akoma edhe më alarmante pasi i ati ka bërë me dije se Andreë ka edhe një spektër të autizmit dhe për shkak të kësaj refuzon të ketë një komunikim social.
“Ai ka mbërritur në Shqipëri në 30 prill, para se të humbte kemi folur në Whatsap. Ka pasur vështirësi sepse humbi pasuordet, pasaportën, telefonin. Është minimalist nuk ka kartë krediti, jeton me pak para. Në 21 maj ka pasur telefonatën e fundit dhe gjatë asaj telefonate ka shfaqur panik, anktbh dhe një situatë jo shumë të qetë. Ai është shprehur se do të qëndronte në Tiranë deri me datë 28 dhe më pas do të kthehej në SHBA. Për shkak të spektrit të autizmit ai refuzon që të ketë një komunikim social. Ka qenë në Shkodër dhe nuk është larguar nga Shqipëria. Ambasada i ka sugjeruar që të marri një avokat dhe të ndjekë rrugën ligjore. Ka pasur një informacion tjetër që një person nga stafi i hostelit ku ka qëndruar ai ka thënë se e ka parë në zonën e protestës ku informacioni i fundit është me datë 6 qershor”, tha ai.
Familja beson se i riu nuk është larguar nga Shqipëria, madje i ati është shprehur se se ai është parë në disa zona të Tiranës dhe Durrësit më 9 dhe 13 qershor.
“Është parë në disa zona në 9 qershor dhe 13 qershor jemi shumë të sigurt që është ai për shkak të përshkrimit që kanë dhënë. Është parë dy herë në zonën e Lanës, është parë në zonën e Qyteti Studenti dhe një herë është parë në Durrës”, tha i ati.