Screenshot
Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, po përfliten gjithnjë e më shumë për një pritje të ëmbël. Prej javësh në media qarkullojnë lajme se çifti është në pritje të fëmijës së parë bashkë, ndërsa së fundmi ndjekësit janë ndalur te një detaj në postimin e fundit të Blertës.
Në foton e publikuar në Instagram, ku çifti shfaqet i buzëqeshur nën drita blu, fansat kanë vënë re menjëherë simbolikën e ngjyrës, duke aluduar se bëhet fjalë për një djalë. Edhe mbishkrimi i Blertës, “Last night in soft blue light”, ka shtuar edhe më shumë dyshimet në rrjet.

Aludimet nuk janë të rastësishme, pasi mediat rozë kanë raportuar prej ditësh se Princ Leka dhe Blerta janë në pritje të një djali. Sipas raportimeve, çifti po e jeton këtë periudhë larg zhurmës mediatike dhe pa bërë ende një konfirmim publik.
Pak muaj më parë, Princ Leka dhe Blerta kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private, ndërsa tani duket se familja e tyre po bëhet gati për një tjetër hap të rëndësishëm.
Nëse lajmi konfirmohet, ky do të jetë fëmija i parë për Blertën dhe eksperienca e dytë si baba për Princ Lekën, i cili ka edhe vajzën Geraldinë nga martesa e mëparshme me Elia Zaharinë.