Të tjera detaje kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhur së fundmi në Itali, ku 59-vjeçari shqiptar vrau ish-bashkëshorten, partnerin e saj të ri e pastaj kreu vetëvrasje.
“Më ke shkatërruar jetën në këto 15 vite, por tani gjithçka ka mbaruar” mësohet të ketë qenë mesazhi i fundit që Astrit Konishkroi para se t’i jepte fund jetës së tij.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se ai kishte hapur portën e kështjellës me çelësat që përdorte për punën e tij si kopshtar e kur arriti në katin e fundit ai u hodh nga një dritare përpara syve të dëshmitarëve.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme.
Mirëpo tragjedia u zbulua pas 24 orësh, pas denoncimit për zhdukjen e bërë nga vëllai i ish-gruas së tij, Drita Meçollari, 55 vjeçe.
Mëoshet se vëllai i viktimës kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e motrës së tij duke u shprehur: “Motra ime nuk është kthyer në shtëpi prej dy ditësh”.
Për rrjedhojë policia nisi menjëherë kontrollet në vendet ku ajo frekuentonte më së shumti, derisa u gjet ajo dhe partneri i saj i ri, Bardhok Gega, të vdekur në një kanal pranë koshereve të bletëve për të cilat kujdesej dyshja.