Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Cossombrato të Astit pranë Torinos, ku një 59-vjeçar shqiptar, Astrit Koni i mori jetën ish-gruas së tij e identifikuar si Drita dhe partnerit të ri shqiptar, të kësaj të fundit.
Mediat italiane bëjnë me dije se trupat e dy viktimave u gjetën mëngjesin e sotëm në një hendek në distancë të shkurtër nga njëri-tjetri, pranë një fushe ku ndodheshin në një koshere bletësh për të cilën thuhet se çifti i ri (që u vranë nga shqiptari) kujdeseshin.
Ngjarja e rëndë u zbulua menjëherë pas alarmit të lëshuar nga vëllai i Drita Konit, i cili ishte i shqetësuar pasi prej orësh nuk kishte kontaktuar me motrën e tij.
Vrasja e dyshes mësohet se ka ndodhur përmes një mjeti bujqësor, tip çengeli, me të cilin dyshohet se dyshja është goditur për vdekje nga Astrit Koni.
I shtyrë nga xhelozia, thuhet se shqiptari ka marrë çengelin dhe ka goditur ish-bashkëshorten, e partnerin e saj të ri. Trupat e pajetë të të dyve u gjetën në një fushë në Cossombrato.
Po ashtu, Karabinierët kanë konfirmuar se çengeli është gjetur pranë trupave të pajetë.