Pas një mungese të gjatë nga media, Najada Konomi, një nga figurat më të njohura të edicionit të parë të “Big Brother Albania”, është rikthyer sërish në vëmendje me një rrëfim të sinqertë për jetën pas spektaklit që e bëri të famshme.
Ish-banorja, e cila u komentua gjerësisht për historinë e saj të dashurisë me Olsi Mingomatajn, ka treguar se përjetimi i famës në atë kohë ishte i fortë dhe i papritur. Sipas saj, ndryshe nga formatet e sotme, banorët e “Big Brother 1” nuk ishin aspak të përgatitur për ndikimin që do të kishte programi në jetën e tyre.
“Ka qenë ndryshe në Big Brother-in e parë, ne ishin shumë naivë. Ishim shumë të papërgatitur, por atë bujën e madhe që bëri, të gjithë njerëzit na ndalonin. Nëse do të më shihnin vetëm do të pyesnin për personin tjetër, se ku është. Mua më pyesnin për Olsin, ndërsa Olsin e pyesnin ku e ke Noçen. Unë jam shumë tip që më pëlqen të tërheq vëmendjen. Muajt e parë ishte ashtu, më pas doja privatësinë time“, tha ajo.
Nga ana tjetër, edhe Olsi Mingomataj ka rikujtuar periudhën pas përfundimit të spektaklit dhe marrëdhënien e tyre. Ai pranoi se lidhja nuk zgjati shumë pas daljes nga shtëpia, duke reflektuar mbi sfidat që solli ajo eksperiencë.
“Ne pas Big-ut qëndruam disa muaj, nuk u bë viti. U ndamë, edhe për shkak të gabimeve të mia… Ishte një moment i fortë, nuk e kishim provuar më parë, gjithçka ishte ndryshe,” u shpreh ai.
Rikthimi i Najada Konomit ka rikthyer në vëmendje një nga historitë më të ndjekura të “Big Brother Albania”, duke treguar se pas famës së menjëhershme shpesh fshihen sfida dhe realitete që publiku nuk i sheh.