Pas një aventure që zgjati 120 ditë, rrugëtimi i banorëve shkoi drejt fundit, me vetëm katër finalistë që luftuan për çmimin e madh në finale: Mateo, Miri, Rogert dhe Selin.
Fituese e këtij edicioni u shfaq balerina 23 vjeçare, Selin Bollati.
Selin u përball shpesh me debate dhe situata të forta brenda lojës, duke qenë shpesh në qendër të përplasjeve, sidomos me konkurentët meshkuj.
Pavarësisht gjithçkaje, ajo arriti të mbajë qëndrueshmëri dhe të shkojë deri në finale si e vetmja vajzë mes finalistëve, duke e bërë edhe më të veçantë dhe simbolikë fitoren e saj në këtë edicion.
Pasuar në vendin e dytë nga këngëtarit i grupit WSF, Armir Shahini (Miri).
Vendi i tretë shkoi për trajnerin e fitnesit, Mateo Borri, ndërsa i fundit nga finalistët u shpall Rogert Sterkaj.