Gjatë fotos familjare në Samitin e NATO-s, kryeministri Edi Rama u pozicionua në krah të liderit turk Recep Tayyip Erdogan.
Një moment që tërhoqi vëmendjen gjatë shkrepjes së fotos ishte kur sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte i tregoi presidentit amerikan Donald Trump atletet e bardha të kryeministrit Rama.
Megjithatë, presidenti amerikan Trump shihet i përqendruar te fotografia dhe nuk i kushton shumë vëmendje shefit të NATO-s.