Momente frike dhe tensioni janë regjistruar në Bogota, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt të një pallati, por fatmirësisht ka shpëtuar falë reagimit të shpejtë të banorëve të zonës.
Ngjarja, e cila po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, tregon momentin kur i mituri, që ndodhej pranë dritares së apartamentit, humbet ekuilibrin dhe rrëshqet nga ndërtesa.
Pak sekonda para rënies, banorët kishin kuptuar rrezikun dhe ishin mbledhur poshtë pallatit, duke improvizuar një lloj rrjete sigurie me batanije dhe rroba për të zbutur goditjen.
Pamjet filmike tregojnë çastin dramatik kur fëmija bie nga lartësia, ndërsa banorët arrijnë ta presin dhe t’i shpëtojnë jetën
Sipas raportimeve lokale, i mituri ka mbijetuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa reagimi i qytetarëve është vlerësuar si vendimtar për shmangien e një tragjedie.